UNDP lanson Pulsin Publik XIV
Prishtinë, 3 korrik - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojë sot raportin Pulsi Publik XIV .
Ky Puls Publik mbulon periudhën tetor 2017 - prill 2018 dhe ndjek traditën e përmbledhjeve të mëparshme duke shqyrtuar situatën socio-politike në Kosovë.
Përveç treguesve të zakonshëm kyç, ky numër përmbanë edhe informata mbi qëndrimet rreth votimit tek kosovarët.
Perceptimi aktual i publikut tregon një ndryshim në nivelet e kënaqshmërisë me punën e institucioneve kryesore.
Të dhëna shtesë të marra përmes kësaj ankete do të shpalosen në konferencë për shtyp.
Ky aktivitet i projektit Pulsi Publik financohet bujarisht nga USAID.