22 Janar 2025

UNDP lanson Përmbledhjen Pulsi Publik VIII

Prishtinë, 14 nëntor - UNDP dhe USAID do të lansojnë Pulsin Publik nr. 8, dokument ky që ofron  një përmledhje të indikatorëve kyç dhe rezultatet e anketës në një konferencë për media që do të mbahet sot në ndërtesën e UNDP-së.

Dokumenti ofron një përmbledhje konçize të indikatorëve dhe rezultateve kyç të cilat tregojnë një rënie sinjifikante të kënaqësisë së qytetarëve me punën e e institucioneve kyçe ekzekutive, legjistlative dhe të drejtësisë në Kosovë.

Përmbledhja përfshin periudhën nga prilli deri nëntor të vitit 2014 dhe ndjek traditën e raporteve të mëparshme duke shqyrtuar situatën e ndrysheshme në Kosovë në fushën politike, ekonomike, të sigurisë, zhvillimit, si dhe problemet kryesore të perceptuara, perceptimet mbi radikalizmin fetar dhe ngërçin politik dhe sjelljen e votuesve.

Projekti bashkëfinancohet nga USAID dhe UNDP. Rezultatet që do të prezantohen bazohen në analiza statistikore të anketës së Pulsit Publik që është zhvilluar gjatë fundit të tetorit dhe fillimit të nëntorit 2014 dhe ka përfshirë 1306 respondentë.

Andrew Russell, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së dhe Sara Buchanan, Drejtoreshë e Zyres për Demokraci dhe Qeverisje pranë misionit të USAID-së do të marrin pjesë në ngjarje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)