UNDP lanson hulumtimin e fundit të opinionit publik në Kosovë
Prishtinë, 6 korrik - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) sot do të lansojë edicionin e dytë të Fakteve të Shpejta të Raportit mbi Pulsin Publik.
Anketa, vazhdimësi e Raportit mbi Paralajmërimin e Hershëm, matë përceptimet e njerëzve ndaj institucioneve qeverisëse, ekonomisë, mirëqenies sociale, sigurisë dhe marrëdhënieve ndër-etnike.
Këto rezultate bazohen në anketën e opinionit publik te realizuar gjate maj-qershor 2011, me mostrën prej 1580 qytetarë të Kosovës të moshës mbi 18 vjeçare, nga të dyja gjinitë, të gjitha grup-moshat dhe nga të gjitha komunat dhe rajonet e Kosovës, përfshirë viset rurale dhe urbane.
Qëllimi kryesor i Pulsit Publik është të ofrojë një platformë përceptimesh dhe mekanizmash për të ndihmuar procesin e të bërit të politikave publike.
Raporti përmbanë dy komponente: (a) Faktet e Shpejta të marra nga hulumtimi - bazuar në përceptimet e njerëzve dhe (b) Raporti Analitik dhe asistenca e mëtutjeshme - bazuar në diskutimet me ekspertë nga fusha të ndryshme dhe skena institucionale.
Pulsi Publik bashkë-financohet nga Agjencioni i SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe UNDP.