UNDP lansoi komentarin për Ligjin për Marrëdhëniet Detyrimore
Në kuadër të Reformës në Drejtësi janë ndërrmarrë një sërë iniciativash dhe janë ralizuar një numër i madh i aktiviteteve që kanë për qëllim të forcojnë zbatimin e rendit dhe ligjit në vend dhe forcimin e sistemit gjyqësor në përgjithësi.
Në vazhdën e këtyre është miratuar edhe Ligji për Marrëdhëniet e Detyrimeve. Ky, padyshim, është një ndër ligjet më të rëndësishme dhe më komplekse të sistemit tonë juridik.
Me qëllim të lehtësimit të zbatimit të këtij ligji në praktikë është konsideruar e rëndësishme që të hartohet Komentari mbi Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve. Komentari është rezultat i bashkëpunimit shumëvjeçarë në mes të Ministrisë së Drejtësë dhe Programit për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNDP) ku kjo e fundit ka dhënë kontributin kryesor në përgatitjen e komentarit në fjalë.
Komentari ka për qëllim që të kontribuojë në implementim sa më efikas dhe korrekt të Ligjit, duke synuar kështu që të lehtësojë aplikimin e pjesëve të ndryshme të këtij Ligji.
Komentari do tu shërbejë të gjithë personave të kyqur në sistemin e drejtësisë duke përfshirë gjyqtarët, prokurorët, avokatët, arbitrat, noterët, shërbyesit civil, studentët dhe qytetarëve në përgjithësi.
Komentari është ndarë në dy pjesë: libri i parë i cili përmban interpretimin e dispozitave të përgjithshme mbi obligimet kontraktuale dhe detyrimore dhe libri i dytë që përmban interpretimin dhe komentimin e dispozitave që iu referohen marrëdhënieve të veqanta të dispozitave kontraktuese.