UNDP e mbështet Kosovën në rrugën e integrimeve evropaine
Prishtinë, 26 korrik - Ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj takoi shefin e UNDP për Kosovë, Andrew Russell.
Me këtë rast, ministrja Ahmetaj ka falenderuar kryesuesin Russell për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet UNDP dhe Ministrisë së Integrimit Evropian në kuadër të agjendës evropiane.
Ministrja Ahmetaj vlerësoi se UNDP është partner i rëndësishëm i qeverisë së Kosovës dhe mirëpret asistencën në veçanti për zbatimin e MSA-së, trashëgiminë kulturore dhe mbrojtjen e ambientit.
Ndërkaq Russell e ka falenderuar ministren për pritjen dhe vlerësoi lart bashkëpunimin e deritanishëm, ku shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe asistencës në fushat e lartë përmendura.