UNDP e gatshme për të mbështetur në projekte tjera MPB-në.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme me UNDP-në në Kosovës.
Me këtë rast ministri Mustafa falënderoi përfaqësuesen e UNDP-së për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë në ngritjen e kapaciteteve për agjencitë e zbatimit të ligjit dhe në mbështetje të projekteve të përbashkëta.
Në këtë takim u diskutua edhe për projektet konkrete që është duke i mbështetur UNDP-sa, sa i përket procesit të legalizimit të armëve në Kosovë dhe mbështetjen sa i përket forcimit të kapaciteteve për siguri kibernetike.
Ndërsa, znj. Alessandra Roccasalvo e njoftoi ministrin për të arriturat dhe planet e projektit të Kosovës për Siguri (KSSP) të UNDP-së, i cili tashmë që 10 vite mbështet Ministrinë e Punëve të Brendshme në shumë fusha, si dhe u shpreh e gatshme për të mbështetur në projekte tjera MPB-në.