UNDP diskuton ndikimin e emigrimit dhe remitencave
Prishtinë, 11 tetor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) është në fazën e përgatitjes së Raportit të tetë për Zhvillim Njerëzor në Kosovë (RZhNj) 2014 me titull Migrimi si forcë për zhvillim.
Për këtë arsye, zyra e RZhNj e UNDP-së në Kosovë do të organizojë një seri prej pesë tryezave të rrumbullakëta ku në secilën prej tyre do të diskutohet një kapitull përkatës.
E para, që do të përqëndrohet në ndikimin e emigrimit dhe remitencave në arsimim dhe shëndet në Kosovë.
Diskutimi që do të pasojë pas prezentimit të të gjeturave të hulumtimit nga autorët Aliriza Arenliu dhe Znj. Kaltrina Kelmendi do të shërbejë si një burim i mëtutjeshëm i të dhënave kualitative.
Çështjet që do të diskutohen janë ndikimi i remitencave në nivelin e arsimimit dhe gjendjes shëndetësore të familjeve të lëna pas në Kosovë dhe ndikimi i migrimit në arsimimin dhe shëndetin e atyre qe kanë migruar nga Kosova.
Pjesëmarrës në ngjarje do të jenë përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Shëndetësisë, shoqërisë civile dhe institucioneve të tjera të Kosovës.