16 Janar 2025

UNDP dhe USAID do të lansojnë pulsin publik

Prishtinë, 25 janar - UNDP dhe USAID do të lansojnë Pulsin Publik XII, dokument ky që ofron një vështrim të treguesve kyç dhe rezultateve të anketës, në një konferencë për media që do të mbahet sot.

Kjo përmbledhje mbulon periudhën prill - tetor 2016 dhe vazhdon traditën e raporteve të mëhershme duke analizuar gjendjen ndryshuese në Kosovë.

Përveç treguesve kyç të zakonshëm të dalë nga anketa, ky botim gjithashtu paraqet se cilat janë perceptimet e qytetarëve për rëndësinë, përdorimin, njohurinë dhe pritjet për liberalizimin e vizave, si dhe se si liria e lëvizjes do të ndikonte në jetën e kosovarëve.

Projekti bashkëfinancohet nga USAID dhe UNDP. Rezultatet që do të prezantohen bazohen në analizën statistikore të anketës së Pulsit Publik që anketoi 1,305 qytetarë të Kosovës të moshës mbi 18 vjeç.

Mostra përfshinte burra dhe gra nga të gjitha komunat dhe rajonet dhe me mbulim të zonave rurale dhe urbane. Znj. Alessandra Roccasalvo, zëvëndës përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së do të merr pjesë në ngjarje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)