UNDP dhe MD nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Prishtinë , 15 mars - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Ministria e Drejtësisë do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen e sektorit të drejtësisë në Kosovë. Kjo marrëveshje është pjesë e programit të UNDP-së për avancimin e kapaciteteve institucionale në sektorin e drejtësisë dhe reformimin e praktikave të përgjithshme gjyqësore. Forcimi i sektorit të drejtësisë është primar për avancimin e zhvillimit njerëzor, zhvillimit ekonomik dhe atij social.
Dokumenti formalizon ndihmën e programit për forcimin e sektorit të drejtësisë në këto fusha:
* Mbështetje për aktivitetet legjislative te Ministrisë përmes pjesëmarrjes dhe ofrimit të ndihmës organizative në draftimin e Ligjit për Ndihmë Juridike dhe Ligjit mbi Obligimet.
* Mbështetje për Programin e Përvojes praktike në Zyrat e Prokurorisë Publike. Rreth 25 juristë të rinj do të vendosen ne zyra të ndryshme nëpër Kosove, 5 nga ta në Ministrinë e Drejtësisë.
* Organizimin e trajnimeve për kandidatët që do ti nënshtrohen provimit të jurispodencës.
Ceremonia e nënshkrimit mbahet sot, ora 11.00 në objektin e ri të Ministrisë së Drejtësisë (ish-ndërtesa e Rilindjes) në prezencën e Ministres Znj. Nekibe Kelmendi dhe Drejtorit të UNDP-së Parviz Fartash.