UNDP dhe Kuvendi i Kosovës shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë
Prishtinë, 15 shtator - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës, do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë me një uebinar të titulluar: “E ardhmja që duam të shohim – demokracia dhe sundimi i ligjit në kohë krize” që do të mbahet sot.
Pjesëmarrësit do të diskutojnë rreth ndikimit të Covid-19 në kontekstin e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, dhe do të identifikojnë mundësi të reja për një qeverisje më të mirë, dialog social, dhe forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit, dhe të drejtave të njeriut që janë gurthemel i zhvillimit të qëndrueshëm.
Në këtë ngjarje, përveç mysafirëve special, siç janë Znj. Vjosa Osmani, Kryetarja e Parlamentit të Kosovës, dhe Znj. Maria Suokko, Përfaqësuesja e Përhershëm e UNDP-së, do të ketë pjesëmarrës edhe nga fusha e të drejtave të njeriut dhe sundimi i ligjit për të dhene mendimet e tyre mbi sfidat e ekspozuara nga pandemia dhe se si mund të adresohen këto sfida në të ardhmen