Ulqini mbetet në duar të shqiptarëve

Ulqin, 14 shkurt - Pas mbledhjes që u mbajt të enjten në Ulqin, Forca e Re Demokratike, koalicioni Bashkë për të ardhmen e Ulqinit dhe Mali i Zi Pozitiv, erdhën deri tek një marrëveshje. Kështu, ata fituan shumicën e mandateve në kuvendin e Ulqinit.
Së bashku ata kanë 17 mandate, gjë që bën që fati i Ulqinit në katër vitet e ardhshme ti takojë përsëri shqiptarëve.
Nga Këshilli Qendror i Forcës kanë lajmëruar se kanë pranuar të gjitha kërkesat e Fatmir Gjekës dhe se postin e kryetarit të Komunës do ta marrë pikërisht ai në katër vitet e ardhshme.
Me këtë është pajtuar edhe bartësi i listës Mali i Zi Pozitiv, Dritan Abazoviq.