Ulëset për serbët mbajnë peng reformën zgjedhore

Prishtinë, 10 qershor - Përbërja e KQZ-së dhe vendet e rezervuara për serbët në Kuvendin e Kosovës janë dy çështje që ende nuk kanë marrë miratimin e lidërve të partive politike.
Këto kanë bërë që të ketë ngecje të procesit të reformës zgjedhore, madje sipas asaj që shkruan gazeta Tribuna shkak i bllokimit të procesit janë ulëset.
Partitë politike presin që ratifikohet marrëveshja e Brukselit pas së cilës do të diskutojnë për çëshjten e vendeve të rezervuara.
Me Kushtetutë mandati i ulëseve të rezervuara ka skaduar, përfaqësuesit e komunitetit serb insistojnë edhe për dy mandate shtesë.