21 Janar 2025

Ukë Rugova mbetet në paraburgim

Prishtinë, 27 qershor - Gjykata e Apelit sot refuzoi ankesën e Ukë Rugovës kundër paraburgimit të caktuar nga gjykatësi i procedurës paraprake më 21 qershor 2014.

Ukë Rugova, fillimisht u arrestua më 5 shkurt 2014 dhe më pastaj u paraburgos.

Gjykata e Apelit më 19 qershor 2014 ndërpreu paraburgimin, sepse vërtetoi se arrestimi i tij fillestar dhe paraburgimi nuk ishin në përputhje me Nenin 75 (2) të Kushtetutës së Kosovës. Gjykata e Apelit në të njëjtin vendim diskutoi në mënyrë të veçantë edhe faktin se në maj 2014 Kuvendi i Kosovës u shpërnda, dhe mandati U.R. si deputet përfundoi, dhe për këtë arsye ai më nuk përfiton nga kufizimet bazuar në nenin 75 (2) të Kushtetutës së Kosovës.

Megjithatë,  Gjykata e Apelit theksoi se ky fakt pasues nuk korrigjon lëshimet në procedurën që rezultoi me vendimin fillestar dhe zgjatjen e paraburgimit. Në anën tjetër, Gjykata e Apelit vuri në dukje se prokurori special nuk ishte penguar të kërkonte ri-arrestimin e tij nëpërmjet një procedure të re.

Prokurori special e bëri këtë dhe arrestoi sërish të pandehurin menjëherë pas lirimit të tij më 20 qershor 2014. Gjyqtari i procedurës paraprake ka urdhëruar paraburgimin e U.R. për një periudhë prej një muaji në përputhje me nenet 187 dhe 189 KPP.

Gjykata e Apelit ka vërtetuar se kushtet për paraburgim të të pandehurit, duke pasur parasysh situatën e re, janë plotësuar dhe tani e ka hedhur poshtë ankesën e mbrojtjes si të  pabazuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)