Ukë Rugova kthehet në LDK
Prishtinë, 10 prill - Burime të gazetës Bota sot bëjnë të ditur se të hënën në mbrëmje në një restorant të Prishtinës janë takuar Ukë Rugova dhe vëllezërit Geci nga Llausha.
Zhvillimet e fundit në LDD dhe në listën Ibrahim Rugova kanë shtuar edhe opsionet e tjera të zhvillimeve politike në taborin politik rugovian.
Përderisa Fadil Geci nënkryetar i LDD-së ka kundërshtuar koalicionin me AAK-në në ndërkohë që edhe zyrtarë të Listës Ibrahim Rugova (Astrit Haraqija) kanë kërkuar daljen e listës Ibrahim Rugova nga koalicioni me PDK-në, tashmë edhe Ukë Rugova edhe vëllezërit Geci kanë piketuar një adresë të veprimit politik, LDK-në.
Besohet se vëllezërit Geci do ti sugjerojnë Ukë Rugovës që të gjithë të kthehen në LDK sepse vetëm në këtë parti politike e ndjejnë vetën në shtëpinë e tyre.