23 Janar 2025

Ujkani: Ketë vit nuk do të ketë liberalizim të vizave

Prishtinë, 14 shkurt - Njohësi i çështjeve të integrimeve, Emrush Ujkani, ka vlerësuar se procesi i kthimit të qytetarëve nga vendet e Bashkimit Evropian do të jetë sfidë për Qeverinë e Kosovës.

Ai ka thënë se institucionet shtetërore përveç sistemimit të qytetarëve të kthyer duhet të mendojë edhe për një zgjedhje më afatgjate, konkretisht t’i qasen bashkëpunimit me vendet e BE-së për punësim sezonal.

Ujkani tha se institucionet duhet t’i ndryshojnë skemat sociale dhe një pjesë të buxhetit të orientohet për çështjet emergjente. Ai ka thënë se migrimi ilegal i qytetarëve ka ndikuar negativisht në procesin e liberalizimit të vizave.

Ai tha se këtë vit nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. /Epoka e Re/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)