Udhërrefyesi për liberalizimin e vizave pritet në shtator
Prishtinë, 22 korrik - Gjatë prezantimit të Magazinës Evropiane, për liberalizimin e vizave në Çagllavicë është vlërësuar se Kosova në shatorë do ta marrë udhërrefyesin për liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian.
Gjithashtu sot u shfaq edhe një dokumentarë i pargatitur nga Fondacioni Kosovarë për shoqëri të Hapur me titull Të jetosh ne Geto .
Zëvendësministri për Integrime Evropiane, Arban Abrashi, tha se qeveria e Kosovës në muajin shator pritet ta marrë udhërrefyesin nga Bashimi Evropian për liberalizimin e vizave.
Ndryshe përfaqësuesi i Klubit për Politikë të Jashtme, Hajrulla Çeku tha se kredibiliteti i dobësuar i Qeverisë pamundëson edhe negocimin për liberalizim të vizave më Bashkimin Evropian.
Edhe ne si klub e kemi ngrit problemin e kredibilitetit të kësaj qeverie ku edhe një numër i ministrave është duke u hetuar. Pikërisht për ato çështje që duhet të përmbushen si kritere brenda vet udhërrefyesit për liberalizimin e vizave. Mendojmë që duhet të kihet parasysh edhe ky element që kredibiliteti i dobësuar i qeverisë mund të dëmtoj edhe marrjen e udhërrefyesit nga Komisioni Evropian, tha ai.
Fondacioni Kosovarë për Shoqëri të hapur deri më sot ka publikuar dy magazina evropiane, e para i është kushtuar energjetikës kurse tani magazina i kushtohet procesit të liberalizimit të vizave.