Udhëheqësit pa marrëveshje për FAK\'un
Prishtinë, 5 maj - Ka përfunduar pa patur marrëveshje takimi mes liderëve politikë të Kosovës dhe ambasadores amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobsson.
Mosmarrëveshjet kanë të bëjnë me vazhdimin e mandateve të rezervuara për serbët, të cilët me këtë kushtëzojnë votimin për FAKun, por edhe me shpërndarjen ose jo të Kuvendit, apo mocionin për kryeministrin.
Sipas informacioneve të para, sot në Kuvend deputetët serbë nuk do të marrin pjesë, për shkak se janë kundër krijimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.