19 Maj 2024

Udhëheqesit e Prizrenit dyshohen për shpërdorim dhe përfitim

Prizren, 2 mars - Zyrtarët e lartë komunalë të Prizrenit akuzohen nga Prokuroria e EULEX-it se gjatë ushtrimit të mandatit të tyre në disa raste kanë shpërdorur pozitën zyrtare ose autorizimin, të cilat më pas kanë rezultuar me shfrytëzimin dhe përfitimin e kundërligjshëm nga toka që i takonte Komunës së Prizrenit.

Në mesin e përfituesve direkt nga këto shkelje, në aktakuzë është përmendur emri i drejtorit të Administratës, Minir Krasniqi.

\"Koha Ditore\" ka pasur qasje të pjesshme në aktakuzën e ngritur nga një prokuror i EULEX-it, i cili akuzon kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, Sadik Paçarizin - drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademajn - ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimerin - ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejecin - drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqin - drejtor i Administratës, për kryerjen e veprave penale gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)