Udhëhëqesit e Kosovës pro bisedimeve politike me Serbinë
Prishtinë, 4 tetor - Pozicioni ndaj dialogut për çështje politike me Serbinë ka pësuar ndryshime dramatike tek liderët e Kosovës, duke përfshirë edhe ata në radhët e opozitës.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, por edhe përfaqësues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë dalë edhe publikisht në favor të nisjes së diskutimeve me Serbinë për çështje politike, një gjë që deri para pak kohe deklarohej si vijë e kuqe që nuk do të shkelej.
Dialogu për çështjet politike, i paralajmëruar para pak kohe, nga diplomatë evropianë si dialog me D të madhe, ka nisur të konsiderohet si mjet i nevojshëm për zgjidhjen e çështjeve.
Hapjes së bisedimeve politike me Serbinë, i pari mbështetjen publike ia ka dhënë nënkryetari i AAK-së opozitare, Blerim Shala. Ai është pasuar nga kryeministri i vendit, Hashim Thaçi. Ndërsa të hënën mbështetje këtij procesi i ka dhënë edhe presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.
Republika e Kosovës ashtu siç ka vendosur marrëdhënie të mira dhe diplomatike me të gjithë fqinjët, është e gatshme të vendosë këso marrëdhëniesh edhe me Republikën e Serbisë.\"
\"Dialogu politik, siç e cilëson opinioni, nuk është asgjë tjetër përveçse zhvillim i marrëdhënieve normale ndërmjet dy shteteve, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Kosova tashmë e ka përvojën e zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale me shtetet e tjera dhe këtë përvojë do ta shfrytëzojë edhe në vendosjen e marrëdhënieve me Republikën e Serbisë, si dy shtete sovrane, ka thënë për Kohën Ditore këshilltari i presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu.