UD i presidentit, Jakup Krasniqi takoi kryeministrin Thaçi
Prishtinë, 4 tetor Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës Jakup Krasniqi, priti sot në takim të rregullt Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Hashim Thaçi.
Në këtë takim, U.D i presidentit Jakup Krasniqi dhe kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, diskutuan për zhvillimet e reja politike në vend.
Krerët e shtetit biseduan për funksionalizimin sa më të mirë të institucioneve të Republikës së Kosovës, për proceset e ardhshme politike dhe koordinimin institucional në mes të Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës.