19 Janar 2025

U repsektua ligji

Prishtinë, 13 janar - Qeveria e Republikës së Kosovës e ka pranuar sot raportin nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal mbi mbarëvajtjen e inaugurimeve të organeve komunale në katër komunat e pjesës veriore të Republikës së Kosovës, Mitrovicë e veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq të dala nga zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2013.

Gjithashtu, është bërë dhënia me sukses e betimeve nga kryetarët e komunave, përveç nga kryetari i zgjedhur i komunës së Mitrovicës veriore, i cili ka dështuar ta bëjë një gjë të tillë dhe në këtë komunë do të përsëriten zgjedhjet për kryetarin e komunës, ashtu siç e parasheh Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe legjislacioni përkatës në fuqi.

Inaugurimet e institucioneve lokale në këtë pjesë të vendit, janë rezultat i angazhimeve intensive të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e cila përmes udhëheqëses së zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, Zëvendëskryeministres Edita Tahiri, e cila ka mbajtur takime të shumta në Bruksel, duke bërë që kjo fazë e rëndësishme e funksionalizimit të organeve komunale të kryhet me sukses dhe në harmoni me Kushtetutën dhe Ligjet e Republikës së Kosovës, si dhe me Marrëveshjen e Brukselit të datës 19 prill 2013.

Me këtë rast Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë në këtë proces Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)