U regjistruan edhe 43 deputetë të tjerë të Kuvendit
Prishtinë, 27 korrik - Ka vazhduar edhe sot regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të legjislaturës VI.
Në ditën e parë ishin regjistruar 46 deputetë të subjekteve të ndryshme parlamentare, ndërsa sot u regjistruan edhe 43 të tjerë, duke arritur gjithsej në 89 deputetë.
Zyra për Informim e Kuvendit të Kosovës njofton se regjistrimi vazhdon edhe të premten, nga ora 10:00 – 15:00.