22 Janar 2025

U përkujtua dëshmori Musa Hajrizi

Vushtri, 6 tetor - Në 14-vjetorin e rënies së dëshmorit Musa Hajrizi, në fshatin Bletajë të Komunës së Vushtrrisë, janë bërë homazhe në shenjë dashurie e mirënjohjeje për të.

Me këtë rast nga të pranishmit është vlerësuar lart figura dhe vepra e dëshmorit Musa Hajrizi. I pranishëm për ta nderuar dëshmorin qe edhe veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Mehmet Hajrizi. Musa ka qenë pjesëtar i Togës së Parë, Kompania e Parë, Batalioni i Parë, Brigada 142 e Zonës Operative të Shalës. Është dalluar për trimëri dhe guxim të madh. Propagandonte luftën e armatosur dhe të organizuar si mënyrën e vetme për çlirimin e vendit njëherë e përgjithmonë nga zgjedha serbe.

Musa (Xhafer) Hajrizi, lindi më 20 gusht 1975, në fshatin Stroc të Komunës së Vushtrrisë. Në vendlindje, në shkollën \"Liria\" i ka përfunduar mësimet e shkollës fillore. Pastaj, ka vazhduar mësimet në Shkollën e Mesme \"Hasan Tahsini\'\' (ish -\"Nikolla Teslla\") në Kastriot (ish-\"Obiliq\"), kurse studimet i vijoi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, Dega: Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Vdiq në moshën 24-vjeçare. Ai ka lënë gruan, prindërit, vëllezërit, motrat dhe dy fëmijët, binjakë, djalin dhe vajzën: Albionin dhe Albionën, që mbetën jetimë në lulet e foshnjërisë, qysh tri javësh pa babanë, kurse pa të ëmën pas një muaji e tri javësh.

Varri i tij gjendet në varrezat e dëshmorëve në fshatin Bletajë (ish-Stanoc) të Komunës së Vushtrrisë, pranë varreve të shokëve dhe bashkëluftëtarëve të tij, të cilët kanë dhënë jetën për liri. Një nga rrugët e qytetit të Vushtrrisë, mban emrin e këtij dëshmori të kombit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)