U ndan certifikatat për vijuesit të trajnimit IPAPCM
Prishtinë, 21 tetor - Ministria e Integrimit Evropian, në bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian dhe me mbështetjen teknike të Projektit të Binjakëzimit të MIE-së, ka ndarë sot certifikatat për më shumë se 100 zyrtarë të institucioneve të Kosovës të cilën kanë kryer trajnime në Instrument of Pre-Accession and Project Cycle Management.
Ministri i Integrimit Evropian, Besim Beqaj me këtë rast ka thënë se një ndër detyrat kryesore në lëmin e integrimeve evropiane është krijimi dhe fuqizimi i resurseve humane të cilat do të janë bartës të aktiviteteve ne procesin e integrimeve i cili është shpallur prioritet kombëtar nga Qeveria dhe institucionet tjera të vendit.
Rëndësinë e trajnimit dhe fuqizimit të resurseve njerëzore e ka theksuar edhe Melvin Asin, zëvendës kryesues i operacioneve në Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Europian në Kosovë.