18 Janar 2025

U mbajt takimi inaugurues për Anëtarësimin e Kosovës në OGP

Prishtinë, 25 tetor - Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, si kryesuese e Grupit Koordinues për Procesin e Anëtarësimit të Kosovës në Partneritetin për Qeveri të Hapur dhe si bashkë-kryesues Fidan Kalaja nga Lëvizja FOL,, hapën sot takimin inaugurues të Grupit Koordinues rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në OGP.

Republika e Kosovës ka filluar zyrtarisht procesin e anëtarësimit në OGP në korrik të këtij viti, ku Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur me 09 korrik 2013, ka miratuar vendimin për fillimin e procedurave të anëtarësimit të Kosovës në Open Government.

Po ashtu Qeveria e Kosovës ka autorizuar Ministrinë e Integrimit Evropian të themeloj Grupin Koordinues dhe të koordinoj procedurat me procesin e anëtarësimit, punë e cila do të udhëhiqet nga MIE dhe bashkë-udhëhiqet nga Lëvizja FOL.

Ky grup koordinues i përbërë nga Institucione Publike, organizata të Shoqërisë Civile dhe përfaqësues të sektorit të biznesit ka përgjegjësinë e koordinimit të përgjithshëm të procesit të anëtarësimit e gjithashtu përgatitjen e dokumenteve dhe mekanizmave për anëtarësim e Kosovës në OGP.

Temë e këtij takimi ishte shkëmbimi i informatave të azhurnuara, për të diskutuar rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në Partneritetin për Qeveri të Hapur (OGP).

 Po ashtu, pjesë e këtij takimi është ngritja e nivelit të bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Kosovës, Shoqërisë Civile dhe Sektorit të Biznesit, për një Qeveri më të hapur, bashkëpunuese, partnere dhe më transparente.

Me këtë rast Ministrja Çitaku në emër të Qeverisë së Kosovës ka garantuar mbështetje të plotë, kryesim gjithëpërfshirës, transparencë të plotë për secilin hap që do të ndërmerret përgjatë këtij procesi, pavarësi dhe siguri të plotë se autoriteti vendimtarë në përgatitjen dhe miratimin e Planit Nacional do të jeni ju të nderuar anëtarë të Grupit Koordinues.

\"Gjithashtu ju garantojmë se të gjitha obligimet gjatë procesit të anëtarësimit dhe pas procesit të Republikës së Kosovës në OGP do të merren nga Qeveria e Kosovës.\"

\"Dëshirojë që nga sot të kërkojë ndihmën tuaj gjatë këtij procesi e sidomos ajo do të jetë jashtëzakonisht e domosdoshme në procesin e zbatimit të këtij plani ku monitorimi juaj dhe asistenca e juaj dhënë institucioneve publike do të jetë përcaktuese për sukses në zhvillimin e një qeverisje të hapur e llogaridhënëse.\"

\"Gjithpërfshirja dhe transparenca janë pjesë thelbësore e ndërtimit të konsensusit në procesin e anëtarësimit të Kosovës në OGP\", theksoi Çitaku.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)