19 Janar 2025

U mbajt takimi i radhës për sigurimet kufitare të automjeteve

Romë, 26 janar - Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri mori pjesë në takimin e radhës për sigurimet kufitare të automjeteve  të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, që u mbajt prej 25-26 janar 2014, në Romë.

Gjatë dy ditëve të takimeve, bisedimet u përqendruan për të gjetur një zgjidhje më të mirë për çështjen e sigurimeve kufitare të cilat do të ofronin çmime më të favorshme dhe lehtësim të lëvizjes së lirë për qytetarët e të dyja shteteve, Kosovës dhe Serbisë. Delegacioni i BE-së i kryesuar nga z. Alexis Hupin u angazhua që palët të përafrojnë qëndrimet gjithnjë duke marrë parasysh interesat e qytetarëve dhe standardet evropiane për këtë çështje.

Përpjekjet për një marrëveshje më afatgjate për çështjet e sigurimeve kufitare të automjeteve kanë hapur mundësitë që të gjenden modele të bashkëpunimit në këtë fushë sipas parimeve të Byrosë Evropiane të Sigurimeve ku të dyja palët kanë shprehur ide dhe propozime për ta avancuar këtë proces. Pala e Kosovës ka kërkuar që një marrëveshje mundshme duhet të mbështetet në parimet e reciprocitetit si dhe të garantohet nga Bashkimi Evropian, respektivisht nga Byroja Evropiane e sigurimeve.

Në këto takime janë diskutuar të gjitha aspektet e rëndësishme të këtij procesi, janë këmbyer pikëpamje në lidhje me modelet më të mira evropiane për bashkëpunimin mes shteteve në fushën e sigurimeve kufitare të automjeteve përkatësisht të bashkëpunimit mes organizatave të industrisë së sigurimeve të shteteve përkatëse. Bisedimet për këtë çështje do të vazhdojnë më tutje në takimet që do të mbahen së shpejti, me synim që të arrihet një marrëveshje që do ta ketë për bazë interesin e qytetarëve.

Pala e Kosovës ka vlerësuar se pjesëmarrja e Byrosë evropiane të sigurimeve në këtë marrëveshje si palë garantuese do të rris perspektivat e bashkëpunimit më të madh në mes të Byrosë së Sigurimeve të Kosovës dhe të Byrosë Evropiane të sigurimeve.

Në delegacionin e Kosovës të udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, kanë marrë pjesë edhe Qemajl Marmullakaj nga Zyra e Kryeministrit dhe Rrahim Pacolli, kryesues i delegacionit të Byrosë së sigurimeve të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)