15 Janar 2025

U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal

Istog, 31 korrik - Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Hazbi Bajra, është mbajtur mbledhja e 49-të e rregullt e legjislacionit të pestë të Kuvendit Komunal tw Istogut. Në mbledhje kanë marrë pjesë kryetari i komunës Haki Rugova, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.

Shqyrtimi i raportit financiar për tremujorin e dytë të vitit fiskal 2017, shqyrtimi i raportit për 6 mujor të punës së kryetarit të komunës, shqyrtimi i raportit të punës për 6 mujorin e NP “Ambienti, shpallja në diskutim publik e projekt- rregullores për përdorimin e pijeve alkoolike në lokale publike, shqyrtimi i raportit dhe analiza e vitit shkollor 2015-2016, njoftimi me raportin e Auditorit të përgjithshëm për vitin 2016, shqyrtimi dhe miratimi i projekt rregullores për tatimin në pronë, shqyrtimi dhe miratimi i plotësim-vendimit 01Nr.59/2016 për dhënien  e pronës komunale në Istog, shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien me qira të qendrës  rinore në Osojan ishin pika të rendit të ditës së mbledhjes së sotme të kuvendit.

Elaborimin e raportit financiar për tremujorin e dytë për periudhën prill –qershor 2017 e bëri Hysni Maxharraj, drejtor i drejtorisë për Buxhet dhe Financa i cili i ka njoftuar anëtarët e kuvendit  rreth shpenzimeve dhe alokimeve që janë bërë gjatë kësaj periudhe kohore.

Të gjitha këto pika të rëndit të ditës u miratuan nga anëtarët e kuvendit komunal. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)