U Lansua Pulsi Publik
Prishtinë, 30 maj - U lansua sot Pulsi Publik XI, dokument ky që ofron një vështrim të treguesve kyç dhe rezultateve të dala nga anketa me 1,304 qytetarë të Kosovës.
Përmbledhja mbulon periudhën shtator 2015 - mars 2016 dhe përveç treguesve kyç të zakonshëm të dalë nga anketa, Pulsi Publik XI paraqet gjithashtu hollësi lidhur me veprimet e kohës së fundit të partive të pozitës dhe atyre opozitare në Kosovë, si dhe zgjedhjeve presidenciale të këtij viti.