U bë dorëzim-pranimi i detyrës së kryetarit të Kuvendit
Prishtinë, 17 korrik - Kryetari i deritashëm i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i dorëzoi detyrën kryetarit të sapozgjedhur, Isa Mustafa
Pas seancës së sotme konstituive të Legjislaturës V të Kuvendit të Republikës së Kosovës, është bërë dorëzim-pranimi detyrës së kryetarit të Kuvendit.
Kryetari i deritashëm i Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi, i dorëzoi detyrën kryetarit të sapozgjedhur, Isa Mustafa, të cilit, njëherësh, i uroi zgjedhjen në këtë funksion dhe i dëshiroi suksese në krye të legjislativit të vendit.
Kryetari i ri, Mustafa, ndërkaq, e përgëzoi kryetarin e deritashëm Krasniqi, për punën dhe menaxhimin e Kuvendit gjatë dy mandateve legjislative.