Turqia ofron mbështetje për e trajnimit të kuadrove të policisë

Prishtinë 12 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi priti sot në kabinetin e tij ambasadorin e Republikës së Turqisë në Prishtinë, Husrev Unler.
Ministri i Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi e njoftoi z. Unler me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe angazhimet që priten të ndërmerren në adresimin e reformave në sektorin e sundimit të ligjit në vend.
Ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Husrev Unler, pasi e përgëzoi ministrin Rexhepi për emërimin e tij ministër i Punëve të Brendshme, shprehu besimin se do të vazhdohet me bashkëpunimin e ndërsjellë, duke ofruar mbështetjen për vazhdimin e trajnimit të kuadrove të Policisë së Kosovës dhe thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e sigurisë.