Turqia kërkon ndryshimin e teksteve të historisë në Kosovë
Prishtinë, 19 gusht - Ministri turk i Arsimit, Omer Dinçer kërkon ndryshimin e teksteve shkollore të historisë në Kosovë, aty ku përdoren fjalë fyese për shtetin dhe popullin e Turqisë.
Gjatë takimit me Ministrin e Arsimit, Ramë Buja, i cili theksoi se se janë duke punuar në këtë drejtim. Ai informoi se është formuar një komision i veçantë i cili ka vizituar edhe Turqinë dhe është duke verifikuar faktet historike mes Kosovës dhe Turqisë.
Librat e rinjë të historisë në Kosovë do të jenë të gatshme vitin e ardhshëm shkollor. Të dy ministrat janë pajtuar për themelimin e një Universiteti turk në Kosovë.