Turqia ka dhënë shumë mbështetje për Kosovën
Pishtinë, 3 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ambasadoren e re të Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.
Duke i uruar suksese gjatë punës së saj në Kosovë, kryeministri Mustafa e informoi ambasadoren Kiliç për progresin në Kosovë, si dhe e njoftoi me prioritetet e Qeverisë për zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit.
Kryeministri Isa Mustafa vlerësoi mbështetjen që Turqia ka dhënë për Kosovën në shumë fusha, duke shprehur përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, duke e vlerësuar progresin në Kosovë, shprehu përkushtimin e saj për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.