16 Janar 2025

Turqia është duke vazhduar lobimin e njohjes së Kosovës

Prishtinë, 20 mars - Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Cemil Çiçek ka dekluarar në takimin e sotëm në Kosovë se paqja e rajonit varet nga ruajtja e integritetit territorial të saj. Çiçek tha, gjithashtu se Turqia është duke vazhduar lobimin e njohjes së Kosovës.

Për Turqinë Republika e Kosovës është një vend tejet i rëndësishëm, prandaj edhe marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë vetëm marrëdhënie zyrtare por edhe për tej saj.

Kështu deklaroi kryetari i asamblesë së madhe kombëtare të Turqisë, Xhemil Cicek, pas takimit me homologun e tij Jakup Krasniqi. Ai tha se Turqia konsideron se paqja në rajon varet nga ruajtja e integritetit territorial të Kosovës.

“Kushti primar i ruajtjes së stabilitetit dhe paqes së qëndrueshme në rajon është ruajtja e tërësisë territoriale të Kosovës, sovranitetit dhe pavarësisë së saj. Të gjitha lajmet nga Kosova, dhe të gjitha qëndrimet në lidhje me Kosovën, ne i vlerësojmë në këtë aspekt”, tha ai.

Duke folur për rolin e Turqisë në njohjen e Kosovës nga vendet arabe, Cicek tha se Turqia është për arritjen një pozicioni të mirë të Kosvës në arenën ndërkombëtare, prandaj njohja e Kosovës nga sa më shumë shtete të botës është prioritet i saj.

“Çështja e njohjes së Kosovës është një çështje që Turqia gjithmonë e ka dhënë kontributin e saj dhe do ta jap në të ardhëm. Sa i përket njohjes nga vendet arabe, momentalisht ato kanë probleme të brendshme dhe domosdo ndikojnë në çështjet e politikës së tyre të jashtme”, tha ai.

Ndërsa kryetari i kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka falënderuar shtetin e Turqisë për mbështetjen e dhënë dhe i vlerësoi marrëdhëniet me Turqinë të shkëlqyera në të gjitha sferat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)