15 Janar 2025

Turqia e gatshme për të mbështetur Kosovën në të gjitha fushat

Prishtinë, 14 shtator - Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, priti në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, e cila e uroi për formimin e qeverisë dhe për detyrën me përgjegjësi të zëvendëskryeministrit Limaj.

Me këtë rast, ambasadorja Kiliç shprehu gatishmërinë e shtetit turk për të mbështetur Kosovën në të gjitha fushat.

Zëvendëskryeministri Limaj falënderoi ambasadoren Kiliç për urimin dhe për ndihmën e shtetit turk në njohjen dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Zëvendëskryeministri Limaj dhe ambasadorja Kiliç u pajtuan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, ndërmjet dy shteteve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)