21 Janar 2025

Turqia do të vazhdojë të jetë përkrahëse e fuqishme e Kosovës

Prishtinë, 4 dhjetor - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, znj. Kivilcim Kiliç.

Ministri Hyseni i vlerësoi lart marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, sidomos në fushën e bashkëpunimit mes policive dhe institucioneve të zbatimit të ligjit

Në këtë takim u bisedua edhe për fushat në të cilat mund të bashkëpunojnë të dy shtetet në avancimin e më tejmë të institucione të sigurisë në Kosovës dhe për mundësitë që i Republika e Turqisë.

Në takim po ashtu u theksua nevoja e rrumbullakimit të marrëveshjes për ri-pranim mes dy vendeve, për të cilën ekipet e të dyja vendeve po punojnë intensivisht.

Ndërsa ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë, znj. Kivilcim Kiliç, shprehu përkushtimin e vendit të saj për bashkëpunimin me Republikën e Kosovës.

Ajo tha se Turqia do të vazhdojë të jetë përkrahëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha aspektet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)