29 Prill 2024

Turqia do të vazhdojë ta përkrahë njohjen e Kosovës

Prishtinë, 12 mars - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga takoi sot në Stamboll Presidentin e Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi ndihmën dhe përkrahjen që Turqia po i jep Kosovës në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon vendi. Ajo tha se të dyja vendet duhet të zgjerojnë bashkëpunimin e ndërsjellë në veçanti në fushën e tregtisë.

Presidentja Jahjaga tha se Republika e Kosovës ka ndërtuar marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët e saj dhe po luan një rol të rëndësishëm si faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan.

Presidentja e Republikës së Kosovës theksoi se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit është në Bashkimin Evropian dhe ato duhet ta ndihmojnë njëra tjetrën në proceset integruese. Presidentja Jahjaga tha se Republika e Kosovës ka dëshmuar përkushtimin e saj në këtë rrugë të integrimeve edhe me dialogun me Republikën e Serbisë që po zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së.

Presidenti i Turqisë Abdullah Gyl theksoi përkushtimin e vendit të tij për të thelluar më tej bashkëpunimin politik e ekonomik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.

Ai vlerësoi përparimin e arritur në Kosovë në procesin e shtet ndërtimit dhe përsëriti zotimin e tij se shteti turk do të vazhdojë ta përkrahë njohjen dhe konsolidimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, në të gjitha forumet rajonale dhe ndërkombëtare.

Presidenti Gyl dhe Presidentja Jahjaga biseduan edhe rreth mundësisë së një vizite që presidenti turk do të zhvillojë në Kosovë dhe mënyrat e thellimit të bashkëpunimit të mëtejme ndërmjet dy vendeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)