16 Janar 2025

Turqia do ta vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Prishtinë, 9 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, İsmet Yılmaz.

Në takim është biseduar për bashkëpunimin mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Turqisë, për thellimin e këtij bashkëpunimi, me theks të veçantë në mbështetje të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Kryeministri Thaçi vlerësoi lartë marrëdhëniet ndërshtetërore mes Republikës  së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, duke shtuar se vendi mik, Turqia ka luajtur një rol të rëndësishëm në të gjitha periudhat, në mbështetje të lirisë, të pavarësisë dhe tani në mbështetje të forcimit dhe konsolidimit të mëtejmë të shtetit demokratik të Kosovës.

Më tej, Kryeministri Thaçi falënderoi Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, İsmet Yılmaz për përkrahjen që Qeveria e Turqisë i ka dhënë Forcës së Sigurisë të Kosovës, që nga themelimi i saj dhe tani në vazhdimësi. 

Yılmaz po ashtu ka ripotencuar qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Turqisë në mbështetje të integritetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe ka premtuar se Turqia do ta vazhdojë mbështetjen për Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit e Aleancës Veriatlantike të NATO-s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)