23 Janar 2025

Tri arriturat e Mustafës sipas IAS-it

Prishtinë, 22 mars - Instituti për Hulumtime dhe Analiza Sociale (IAS), ka vlerësuar se Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa në 100 ditshin e parë të punës, ka ngecur në kompletimin e kabinetit qeveritar dhe në miratimin e planit qeveritar.

Sipas këtij instituti, disa nga ngecjet tjera të kësaj qeverie në këto 100 ditë janë bordet e politizuara, zgjedhja e kryeprokurorit të shtetit dhe ndikimet politike, mos transparenca publike dhe si fusha e diplomacisë.

IAS-i ka parashikuar edhe sfidat, të cilat e presin këtë qeveri. Ky  institut  vlerëson se transformimi i FSK-së në ushtri, votimi i Gjykatës Speciale, projektligji për “Trepçë”-n dhe kthimi i qytetarëve që lëshuan Kosovën në muajt e fundit, janë puna më e madhe që e pret këtë qeveri.

Ndërsa zvogëlimi i shpenzimeve qeveritare, ulja e TVSh-së për mallra dhe produkte esenciale dhe falja e borxheve publike janë  vetëm tri të arriturat që ka shënuar qeveria Mustafa në 100 ditët e para të punës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)