Tre ministra të Qeverisë raportojnë sot para Komisioneve parlamentare
Prishtinë, 28 tetor - Sot para Komisioneve përkatese parlamentare do të raportojnë tre ministra të Qeverisë Hoti.
Para deputetëve të Komisionit për Buxhet dhe Transfere do te raportojë Ministrja e Financave znj. Hykmete Bajrami, lidhur me zhvillimet e fundit në Sistemin e Menaxhimit të Financave Publike në Kosovë.
Në ketë komision po ashtu do të bëhët shqyrtimi i Raportit me amendamente për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike - Covid-19.
Po ashtu në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike do të raportojë Ministri i Tregtisë dhe industrisë, Vesel Krasniqi lidhur me problemet që është duke u ballafaquar ministria në përgjithësi, në veçanti për prodhuesit dhe transportuesit vendor për CEFTA si dhe për subvencionet e ndara për biznese gjatë pandemisë.
Gjatë kësaj mbledhje ky komision do të shqyrtoj po ashtu Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social si dhe Projektligjin për Inspektoratin e punës.
Edhe Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq raporton para Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim lidhur me raportin e punës së ministrisë, për vitin 2020.