Tre ekspertë nga Gjakova iu bashkuan AAK-së
Prishtinë, 25 janar - Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i janë bashkuar edhe zyrtarisht tre nga ekspertët e shquar nga qyteti i Gjakovës, Mentor Kazazi, Visar Lluka dhe Arben Ymeraga.
Tre anëtarët e rinj u pritën nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili iu uroi mirëseardhje dhe ua përcolli atyre vullnetin dhe gatishmërinë e partisë për të qenë të hapur për njerëz dhe ekspertë të të gjitha fushave, të cilët përmes AAK-së do të kenë mundësinë të japin kontributin e tyre në të mirë të vendit dhe të proceseve zhvillimore që po kalojmë.
Tre anëtarët e rinj deklaruan se AAK dhe lidershipi i Haradinajt janë garancë për zhvillimin dhe përparimin më të sigurt të demokracisë në Kosovë dhe për zhvillimin ekonomik të vendit, për një jetë më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët tanë.