20 Janar 2025

Tre anëtarë të Kuvendit të Malishevës me pasivitet të plotë

Prishtinë, 11 janar - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar “Fletënotimin” i cili përmban analizë dhe notim për punën individuale të 31 anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Malishevës dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë kuvend për periudhën Janar-Dhjetor 2015.

Qëllimi i publikimit të këtij “Fletënotimi” është informimi i paanshëm dhe objektiv i qytetarëve për punën e të zgjedhurve të tyre gjatë mbajtjes së seancave të Kuvendit të Komunës së Malishevës në periudhën Janar-Dhjetor 2015, notim  ky i bazuar në nëntë shtylla të vlerësimit.

Anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë në Kuvendin e Komunës Malishevës gjatë kësaj periudhe janë: Valon Hoti (LVV) me  18.7 %, Ahmet Rrahmanaj (PDK) me 17.5 % dhe Januz Kastrati (LDK) me 14.5 %. Ndërsa anëtarët që nuk kanë treguar asnjë rezultat në të gjitha kategoritë janë dhe janë vlerësuar me 0 % janë: Floriana Demaj (IQM) me 0.0 % Liridona Maloku (IQM) me 0.0 %, dhe Florentina Zulfaj (IQM) me 0.0 %.

Gjatë kësaj periudhe, kuvendarët e Malishevës ngritën  469 çështje, prej të cilave 75 % nga fushat me interes për qytetarët ndërkaq 25 % e çështjeve të iniciuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Malishevës.

Anëtarët e LDK-së prijnë për nga inicimi i çështjeve me 33.0 %, të përcjellë nga anëtarët e LVV-së dhe PDK-së me 25 % të çështjeve të ngritura. Lidhur me ngritjen e çështjeve, anëtari më aktiv ka qenë Valon Hoti (LVV) me gjithsejtë 22.0 %, i përcjellë nga Ahmet Rrahmanaj (PDK) dhe Januz Kastrati (LDK) me nga 19.0 % përkatësisht 16 % të çështjeve të ngritura.
Sa i përket pyetjeve të bëra nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës drejtuar ekzekutivit komunal, në këtë periudhë janë  bërë gjithsej 83 pyetje. Nga këto, 17 % kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Malishevës dhe 83 % kanë qenë të lidhura me interesin e qytetarëve të kësaj komune.

Edhe në parashtrimin e pyetjeve, anëtarët e LDK-së  prijnë gjatë kësaj periudhe me gjithsej 34 % , të pasuar nga anëtarët e LVV-së me gjithsej 30 % të pyetjeve të përgjithshme.

Sa i përket nivelit të pjesëmarrjes në diskutime për pikat e rendit të ditës prinë  Ahmet Rrahmanaj (PDK) me 17 % i përcjellë nga Valon Hoti (LVV) dhe Januz Kastrati (LDK) me nga 14 % përkatësisht 13 % të pjesëmarrjes në diskutime.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) si subjekt politik i përfaqësuar me 8 anëtarë ka shënuar nivelin më të lartë të pjesëmarrjes në diskutim enë seancat e mbajtura në periudhën janar-dhjetor me 29 %, e përcjellë nga subjekti i PDK-së me 28 % të diskutimeve të përgjithshme.

Vlen të potencohet se Kuvendi i Komunës së Malishevës ka miratuar edhe katër Rregullore komunale mirëpo kuvendarët gjatë kësaj periudhe nuk kanë dhënë ndonjë propozim për miratim të rregulloreve komunale pranë këtij institucioni.
Fletënotimi për periudhën Janar- Dhjetor 2015 është përgatitur në kuadër të projektit “Përfshirja e qytetarëve për transparencë dhe llogaridhënie” projekt i mbështetur nga The Olof Palme Centre (OPIC).



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)