21 Janar 2025

Tranzicioni i papërfunduar

Prishtinë, 8 shtator - Para dy vjetësh, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar ndryshimet kushtetuese me të cilat përmbyllej faza e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë. Ajo ditë, ishte cilësuar si historike dhe përcaktuese për Kosovën si shtet të pavarur e sovran.

Pakoja ligjore, parashihte ndryshime në 22 ligje dhe amendamentime kushtetuese me atë të cilave bëhej i mundur tranzicioni nga ndërkombëtarët tek institucionet e Kosovës.

Ky tranzicion është pritur të përmbyllet nga qershori i vitit 2014. Por, kjo nuk ka ndodhur dhe Kosova, faktikisht ka mbetur ende në një lloj mbikëqyrje ndërkombëtare.

Florent Muçaj, nga Instituti për Studime Kushtetuese e Parlamentare i përfshirë në gjithë procesin e ndryshimeve ligjore mendon se zbatimi i pakos së ligjeve që parashihnin tranzicionin ishte mjaftë i brishtë dhe mbetet i papërfunduar.

Ai veçon dy raste që e dëshmojnë tranzicionin e papërfunduar nga ndërkombëtarët tek institucionet e vendit.

\"Akoma kemi një mbikëqyrje ndërkombëtare faktike të papërfunduar, sepse akoma Auditori i Përgjithshëm është ndërkombëtar e po ashtu edhe gjyqtarëve ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese, së fundit u është vazhduar mandati nga presidentja\", ka thënë Muçaj.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)