29 Prill 2024

Transparenca: realitet i panjohur për politikanët e Kosovës

Prishtinë, 28 shtator - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të së Drejtës për të Ditur, Lëvizja FOL shprehë shqetësimin e saj për mungesën e transparencës së institucioneve në republikën tonë.

Institucionet e Kosovës, marrë në tërësinë e tyre, ende fatkeqësisht vazhdojnë ta ushqejnë  “logjikën” e vjetër të mbylljes për qytetar të Kosovës.

Lëvizja Fol, ka kërkuar në vazhdimësi që institucionet publike të jenë transparente për vendimet, aktivitetet dhe veprimet e tyre. 

\"Megjithatë, kërkesat tona në shumicën e rasteve janë injoruar, duke përfshirë edhe kërkesat tjera nga shoqëria civile dhe mediat.\"

Shembujt të tillë sipas Fol kanë qenë kërkesat e vazhdueshme të shoqërisë civile për transparencë të bisedimeve Kosovë-Serbi, pastaj kërkesa  për t’i  bërë publike të gjitha shpenzimet e parasë publike, pastaj kërkesa drejtuar disa ministrive për t’i hapur zyret e prokurimit, etj.

Fol konsideron se kjo mungesë e transparencës përbën ndër kërcënimet më serioze për proceset demokratizuese nëpër të cilat po kalon vendi ynë.

Madje, Qeveria e Kosovës jo vetëm që nuk është treguar transparente në raport me qytetarët e Kosovës, por as me organin e vetëm demokratik në vend, Kuvendin e Kosovës.

Në këtë kuptim sipas Fol deputetët shpeshherë janë ankuar se për disa çështje nuk e kanë pasur as idenë më të vogël se çfarë është duke u bërë, siç është shembulli i kontratës së ndërtimit të autostradës dhe bisedimet Kosovë-Serbi, por jo vetëm.

Pikërisht për shkak të kësaj mungese të transparencës nga ana e institucioneve publike, Fol vitin e kaluar ka bërë dy padi në Gjykatën Komunale të Prishtinës për refuzimin e dy kërkesave tona nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Prishtinës, përkatësisht bërjen e kontratës së ndërtimit të autostradës publike dhe qasjen në pasuritë e paluajtshme të disa liderëve shtetërorë. 

Edhe pas një viti, Fol nuk ka marrë asnjë informatë për statusin e këtyre lëndëve, gjë që tregon njëherazi influencën politike në gjyqësor.

Prandaj, Fol kërkon nga institucionet e republikës që të jenë transparente dhe llogaridhënëse ndaj qytetarëve të Kosovës, duke qenë se ky është kushti minimal i demokracisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)