23 Janar 2025

Transparenca e qasja e qytetarëve në punën e Kuvendit janë vlera

Prishtinë, 4 qershor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim Përfaqësuesin Special të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Evropën Juglindore, Roberto Batelli, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori Jean-Claude Schlumberger.

Kryetari Veseli dhe z. Batelli biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, për rolin dhe kontributin e OSBE-së në ndërtimin e institucioneve demokratike të Kosovës, për bashkëpunimin reciprok dhe mundësitë e avancimit të mëtejmë të tij.

Duke konfirmuar vazhdimin e mbështetjes nga ana e OSBE-së për dialogun e brendshëm parlamentar dhe bashkëpunimin ndërparlamentar, Roberto Batelli çmoi të arriturat dhe zhvillimet pozitive në vendin tonë, me theks të veçantë, ato që lidhen me të drejtat e komuniteteve pakicë.

Kryetari Veseli, ndërkaq, shprehu kënaqësinë për nivelin e lartë të bashkëpunimit ndërmjet subjekteve politike në Kuvendin e Kosovës, por edhe për marrëdhëniet e mira me parlamentet e tjera rajonale.

Kreu i Kuvendit theksoi se transparenca dhe qasja e qytetarëve në punën e Kuvendit janë vlera të cilat duhet kultivuar dhe avancuar më tej, duke e bërë punën e legjislativit sa më te prekshme për publikun.

Kryetari Veseli foli edhe për angazhimet e institucioneve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

\"Mirëqenia ekonomike është thelbësore për të gjithë qytetarët e Kosovës, prandaj mbetet prioritet jo vetëm i Kuvendit, por i të gjitha institucionet e vendit, duke i çuar përpara projektet e kësaj natyre\", theksoi kryetari Veseli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)