Trajkoviq: Zyra në veri, fillimi i integrimit të veriut
Prishtinë, 25 maj - Deputetja e Kuvendit të Kosovës Rada Trajkoviq tha se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të hapur zyrën në pjesën veriore të Mitrovicës paraqet fillimin e integrimit të veriut.
Është e qartë se kjo është bërë me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, pastaj të udhëheqësve të kosovarë, të institucioneve të Kosovës dhe të gjithë atyre që janë pjesë e qeverisë së Kosovës.\"
\"Por, nuk është plotësisht transparente se ku është roli i Beogradit zyrtar në të gjithë këtë, ka thënë Trajkoviq për mediat serbe.