Trajkoviq: Thaçi e mban pushtetin me ndihmën e serbëve
Prishtinë, 3 janar - Deputetja Rada Trajkoviq në një intervistë për Danas e ka cilësuar si një sfidë hyrjen në qeverinë me shumicë shqiptare. Duke folur për serbët e veriut ajo eshte shpehur se ata luftojnë për të drejta të veta brenda institucioneve.
\"Natyrisht me marrëveshje që të implementohet ajo për të cilën Kosova është e obliguar me aktet normative, nëse shumica shqiptare do të garantonte zbatimin e ligjeve sipas planiti Ahtisaari.\"
\"As njëri dhe as tjetri nuk janë të pranueshëm, por realiteti i jetës na shtyn të bashkëpunojmë me të dy. Mendoj se serbët brenda institucioneve duhet të luftojnë për të drejta të veta.\"
Thaçi sipas saj ka krijuar një qeveri pakicë shqiptare e cila e mban pushtetin me ndihmën e serbëve dhe komunitetet tjera.
\"Rezultat i kësaj është se të gjitha ligjet që u pëlqejnë shqiptarëve me planin Ahtisaari janë miratuar, edhe pse serbët kanë mundur ta rrëzojnë ose dhe ta kushtëzojnë qeverinë shumicë. E në terren as këto ligje nuk zbatohen\", ka thënë Trajkoviq.