Trajkoviq: Qytetarët serbë po kërcënohen për zgjedhjet
Prishtinë, 26 shtator - Kryetarja e oganizatës Lëvizja Evropiane e Serbëve në Kosovë, Rada Trahkoviq ka paralajmëruar për presionet në rritje ndaj individëve dhe organizatave në komunat serbe, dhe gjithnjë nën maskën e fushatës zgjedhore dhe sigurimit të daljes më të mirënë zgjedhje.
Përballemi me pretendimet se qyteterëve u kërcënohet me humbjen e vendit të punës, se përdoren metoda të frikësimit fizik, rrëmbimit të pronës, si dhe mënyr të tjera të rrezikimit të sigurisë fizike të qytetarëve ka theksuar Trajkoviq, deputete në Kuvendin e Kosovës.
Sipas saj, serbët në Kosovës një kohë të gjatë, për shkaqe të arsyeshme ose më pak të arsyeshme kanë qenë të penguarn ose kanë refuzuar të marrin pjesë në zgjdhje.
Lëvizja që drejton Rada Trajkoviq u ka bërë thirrje serbëve në veri të Kosovës dhe në jug të lumit Ibër që të dalin në numër sa më të madh në zgjedhjet e 3 nëntorit.