Trajkoviq: Plani i Ahtisaarit nuk është zbatuar siç duhet
Prishtinë, 27 dhjetor - Deputetja serbe në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkoviq thotë se është e gatshme të punojë me çdo qeveri e cila do të garantonte zbatimin konsekuent të rekomandimeve të Ahtisaarit.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ajo ka vlerësuar se Plani i Ahtisarit nuk është zbatuar siç duhet për shkak se Qeveria nuk e ka shumicën e deputetëve shqiptarë, por varet nga serbët.