Trajkoviq: Lista Serbe me njerëz të prishur dhe moralisht të ulët
Graçanicë, 27 mars - Themeluesi i Frontit kombëtar serb në Kosovë, Momçillo Trajkoviq, ka vazhduar ma akuzat ndaj politikanëve të Listës Serbe, duke i quajtur ata pjesëtarë të shoqërisë së prishur dhe moralisht të ulët.
\"Me një analizë të shkurtër të profilit të kuadrove nëpër komunat serbe në Kosovë, të cilët i ka emëruar Lista serbe, arrihen njohuri katastrofale: Se politikën në Kosovë në emër të serbëve e udhëheqin pjesëtarë të shoqërisë së prishur e moralisht të ulët. Këtë e dëshmon më së miri komuna e Graçanicës.\"
\"Së pari, prefekti Vladeta Kostiq, njeri i cili tërë pasurinë ua ka shitur shqiptarëve të Krajishtës, fshat prej nga është babai i tij, funksionar shumëvjeçar i Komitetit komunal të Lidhjes Komuniste të Lipjanit nga rroga e të cilit është shkolluar antikomunisti Vladeta\", ka thënë Trajkoviq, transmeton B92.
\"Serbi i madh Vladeta Kostiq e ka shitur banesën në Lipjan dhe menjëherë pas lufte me familje ka ikur në a Beograd, ku ka blerë banesë e një kafene të cilat ende i ka në pronësi. Në vitin 2008 Vladeta Kostiq kthehet në Kosovë dhe duke mos pasur ku të jetojë bëhet qiraxhi në Suhadoll dhe hyn në politikë, ka thënë ai, përcjell koha net.
Zëvendësi i prefektit të Vladeta Kostiqit, Ljubinko Bibi Karaxhiq i cili është rrobaqepës nga Laplesela e njëkohësisht edhe prefekt i Prishtinës, është daja i zëvendëskryeministrit të Kosovës Branimir Stojanoviq, ka thënë Trajkoviq, i cili ka shtuar se ka edhe shumë më shumë shembuj që dëshmojnë përkatësinë e tillë morale e shoqërore të pjesëtarëve të Listës Serbe.