Trajkoviq kërkon nga serbët listë unike për zgjedhje

Sipas saj, serbët nuk kanë zgjidhje tjetër përveç se të dalin në zgjedhjet lokale më 3 nëntor.
Trajkoviç ka inkurajuar serbët e veriut të Kosovës që të dalin në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.
Sipas saj dalja në këto zgjedhje do tu mundësojë serbëve kosovarë që të zgjedhin udhëheqësit më të mirë, të cilët pastaj do të ndërtojnë institucionet e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe kështu tua mundësojnë serbëve qëndrimin në këtë hapësirë.
Trajkoviq për televizionin serb Palma plus ka theksuar se Pas nënshkrimit të Marrëveshjes në Bruksel, bashkësia ndërkombëtare përcjell realizimin e kësaj marrëveshjeje. Ndër të tjera me këtë Marrëveshje nënkuptohet edhe dalja e serbë në zgjedhjet lokale, që do të thotë legalizim dhe legjitimim të serbëve në Kosovë nëpërmjet bashkësisë së Komunave Serbe, ka thënë Trajkoviq.
Ajo ka theksuar se Kuvendi në veri të Kosovës nuk do të ketë ardhmëri, sepse Serbia nuk do të mund dhe nuk do të guxojë ta financojë atë, kështu që ai ngadalë do të shkrihej, ndërsa në atë kuvend ka një numër të madh njerëzish të arsimuar dhe të përgjegjshëm.
Trajkoviq në këtë intervistë ka kërkuar që lista e serbëve për këto zgjedhje të jetë unike.
Këto zgjedhje, derisa ta konstituojmë Bashkësinë e Komunave janë shumë të rëndësishme. Kur ti vendosim institucionet e bashkësisë, atëherë nuk do të ketë problem që në zgjedhjet pasuese të dalin njerëzit me bindje të ndryshme politike ka theksuar Rada Trajkoviq duke shtuar se pret nga krerët e Serbisë që ti përkushtohen këtij problemi.